Details

Zemra e nënës (1993) film shqiptarë i plotë

Filmi “Zemra e nënës” prodhim i vitit 1993. Regjia : Besnik Bisha, skenari : Nexhat Tafa, producent : Albafilm Studio, muzika : Mira Meçule.

Përmbajtja e filmit

Një grua plakë (Tinka Kurti) jeton vetëm. Fëmijët e saj kane ndërtuar jetët e tyre dhe vine e vizitojnë rrallë. Lidhjet me miqtë kane vdekur. Të vetmin shok ka nipin e saj. Në këtë vetmi ajo ka ndërtuar një jetë të veçantë. Përfytyron nipërit, mbesat etj dhe përpiqet t`i gjallërojë duke ndërtuar kuklla për seicilin prej tyre. I vendos në divan rreth dhomës dhe bisedon çdo ditë me ta. Por ajo nuk është e çmendur. Vjen një çast dhe të gjithë grumbullohen rreth saj për t`i trashëguar pasurinë. Ajo ia beson nipit Erionit testamentin për këtë “pasuri”. Nuk ka se ç`tu japë veç shpirtit dhe kukllat e saj. Trashëgimtarët duke kërkuar pasurinë shqyejnë njëri tjetrin.

Filmi simbolizon Shqipërinë e braktisur dhe të shkatërruar nga e cila s`ka seç të marrë askush nga bijtë e saj që e kanë braktisur. IMDb

Vlerësime: Fitues i Kupës së Festivalit të X të Filmit Artistik Shqiptar, Maj 1995. Fitues i çmimit të II “Trofeu i Argjendë” në Festivalin e 46 Ndërkombëtar të Filmave në Salerno, Itali.

 
           
Zemra e nënës

Zemra e nënës

  Interpretojnë:
  1. Tinka Kurti,
  2. Bledar Rudi,
  3. Ermira Gjata,
  4. Ilir Bezhani,
  5. Besa Kryeziu,
  6. Fatbardha Alickaj,
  7. Xhuljeta Veizi,
  8. Vladimir Saliu,
  9. Eduart Bejleri,
  10. Elena Nallbani,
  11. Nertina Topulli

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*