Details

Maya (2011) film shqiptarë i plotë

FILMI MAYA është një film shqiptar i vitit 2011, të regjizorit Pluton Vasi, i cili është edhe skenaristi i këtij filmi. Muzika është krijuar nga Hajg Zaharjan.
Një prodhim i DigitAlb, në bashkëpunim me TVSH.

Përmbajtja e filmit

Në një qytet, ku praktikisht nuk ndodh asgjë, thashethemnaja vlon më shumë se kudo tjetër. Por për një të sapoardhur nga një shtet i largët, mund të duket një qoshe e ngrohtë për të ngritur jetën e vet. Por a mundet?!  Pasi “theu” imazhin e regjisorit të “fiksuar”, pas dokumentarit me filmin “Shqetësimet e një obezi”, Pluton Vasi po përgatitet t’i shfaqë publikut një tjetër krijim. Një film artistik me metrazh të gjatë, prodhim i “Art Film P&D”, i titulluar “Maya”, si emri i gruas së bukur që do të “përziejë” gjithë fshatin.

Filmi është mbështetur mbi një tregim të Luljeta Lleshanakut, “Tullacja”, e cila e ka përshtatur atë në një skenar filmi së bashku me Vasin. Zgjat sa një udhëtim 1 orë e gjysmë me avion, gjatë të cilit personazhi tregon historinë e tij shqiptare. Pa shfaqur ende emrin e vet në titra, regjisori të përgatit për një ngjarje e cila ka një fund të jo të lumtur. Dikush ikën, kthehet nga ka ardhur. Gjithçka nis aty. Historia na serviret në formën e një rrëfimi dhe thirrjeve të kujtesës së personazheve, që përplasen në ekran si “flashback”.

Maya

Maya

Interpretojnë
  1. Rovena Lule Kuka – Maya
  2. Genti Kame – Samiu
  3. Muzafer Ziflaj – Bekimi
  4. Alert Celoaliaj – Drini
  5. Zyliha Miloti – Taja
  6. Marjana Kondi – Vjollca
  7. Florian Agalliu – Gramozi
  8. Arben Derhemi – Burhani
  9. Xhevair Zeneli – Mexhiti
  10. Mikela Mema – Kira
  11. Eva Hasula – Halisa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*