Details

 Lulekuqet mbi mure (1976) Film Shqiptarë i plotë

Filmi Lulekuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudio Shqipëria e Re me regjizor Dhimitër Anagnostin i vitint 1976, skenari i të cilit u bazua në romanin “Bonjakët” të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. Romani autobiografik i botuar në vitin 1972 pas botimit fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Tiranë.

Përmbajtja e filmit

Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italianë në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Jetimët e strehës vorfnore, të ndodhur nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre, detyrohen të pastrojnë netëve me radhë parrullat anash mureve, që komunistët shkruanin herë pas here kundër armikut. Katër shokë jetimë Jaçe, Lelo, Bardhi dhe Tomi, njëri prej cilëve kishte lidhje me të riun antifashist Aliun, në shenjë proteste ndaj pushtuesit fillojnë të organizojnë fshehurazi plane kundër disa bashkëpunëtorëve të urryer, të cilët njiheshin si shërbëtorë e spiunë të fashistëve italianë. Dy prej tyre, të cilët ishin vënë dhe nën shënjestrën e komunistëve ilegalë, ishin drejtori i jetomores dhe kujdestari i saj.

Të nxitur dhe nga atentati i kryer nga Aliu kundër një oficeri italian, jetimët bëhen të guximshëm dhe mendojnë se si mund të rrëzojnë kujdestarin e tyre tradhëtar nga shkallët e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshëm. Një natë kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos që fëmijët e kishin lidhur në të dyja anët e shkallës e si pasojë rrëzohet dhe thyen krahun.

Të frikësuar nga kjo ngjarje drejtori i jetimores lajmëron fashistët italianë, me qëllim që ata t’u vinin atyre për ndihmë e të bënin të mundur kapjen e organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Por as italianët nuk ja arritën qëllimit, pasi të gjithë jetimët e marrë në pyetje heshtën. Heshti edhe Sulo, njëri nga gjashtë fëmijët e pastrueses së jetimores, i cili në të vërtetë nuk ishte jetim, por një i regjistruar gjoja si i tillë nga nëna e tij, pasi ajo nuk kishte mundësi ta ushqente. Jetimi Sulo, të cilin kujdestari e kishte vënë per te spiunuar shokët e tij, nga frika e presioneve të vazhdueshme përpiqet të kapërcejë natën murin e jetimores, por vritet me armë zjarri nga patrullat e fashistëve italianë.

Disa jetimë, të cilët ishin dhe më të rritur në moshë, e braktisin jetimoren dhe hidhen në legalitet. Ata u bashkuan me grupin e debatikësve, të cilët edhe pse akoma fëmijë iu bashkuan luftës antifashiste për çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë. Ata merrnin pjesë në shpërndarjen e trakteve dhe kryerjen e atentateve ndaj armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre spiunë. IMDb

Lulekuqet mbi mure

Lulekuqet mbi mure

Comments are closed.