Details

Kthimi i ushtrise se vdekur (1989) Film shqiptare i plote

Kthimi i ushtrise se vdekur është një film shqiptarë i prodhuar në vitin 1989. Filmi bazon në romanin e Ismail Kadaresë me titullin Gjenerali i ushtrisë së vdekur.

Përmbajtja e filmit:

Një gjeneral dhe një prift Italian arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali me priftin të porositur nga Beti kërkojnë edhe eshtrat e bashkëshortit të saj të vdekur një koloneli të njohur dhe zbulojnë se ai ka përdhunuar një vajzë të re dhe është vrarë nga e ëma e saj plaka Nicë. IMDb

Permbajtja e romanit:

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman, autori i të cilit është Ismail Kadare. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar. Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetën.Gjenerali hedh ato eshtra ne humnere dhe nga ai moment prish raportet me priftin. Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një të panjohuri.

Kthimi i ushtrise se vdekur

Kthimi i ushtrise se vdekur

Interpretojnë:

  1. Kastriot Ahmetaj
  2. Roza Anagnosti
  3. Rajmonda Bulku
  4. Vasillaq Godo
  5. Bujar Lako
  6. Guljelm Radoja
  7. Liza Vorfi
  8. Ndriçim Xhepa

Comments are closed.