Details

Gjeneral gramafoni (1978) film shqiptarë i plotë

Filmi Gjeneral Gramafoni prodhim i vitit 1978. Regjisor: Viktor Gjika. Regjia: Viktor Gjika, Skenari: Vath Koreshi, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Aleksandër Peçi.

Përmbajtja e filmit:

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

« …çfarë i ndodh një populli para-modern, tradicional, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhunshme me logjikat e rendit kapitalist të pushtuesit, ende jo zyrtar ? Ndoshta kjo është pyetja madhore e regjisorit Gjika që përbën edhe subjektin kryesor të filmit.» (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.56)

« Te “Gjenerali”, rendi kapitalist vjen nëpërmjet pushtimit, hap pas hapi, pa iu vërsulur institucioneve shqiptare të monarkisë që në çastin e parë. Si një regjim shfrytëzimi, vështirësia e tij e parë është përballja me një realitet të vonuar shoqëror dhe ekonomik. Problemi i tij është se si të shtjerë në dorë pasuritë e popullit, shpirtin krijues, pasuritë natyrore, forcën e punës. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.61)

« Filmi është, një kritikë ndaj kapitalizmit si shfrytëzues jo vetëm i forcës punëtore por dhe e talenteve e pasurive kombëtare të veçanta njerëzore. Në këtë mënyrë rikthehemi te klisheja klasike e epokës totalitare e përfaqësuar dhe në kinemanë tonë: komunizmi kundër kapitalizmit, populli kundër pushtuesit, vlera kombëtare kundër vlerave fluide, e veçanta kundër rrëmujës identike. Kategori armiqësore të shpalosura kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Kontradikta që ndodhen në bërthamën e fuqive të mëdha: i civilizuar – i prapambetur, i kultivuar – barbar, të cilat legjitimohen përmes frymës së progresit të të emancipuarit, i mjeshtrit të madh që krijon jo vetëm hierarki vlerore e kuptimore por ndonjëherë edhe raciale. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.68)

Gjeneral gramafoni

Gjeneral gramafoni

Interpretojnë:

  1. Bujar Lako … Halit Berati
  2. Guljelm Radoja … zoti Alberto
  3. Kadri Roshi … Parandili
  4. Sulejman Pitarka… xha Avdiu
  5. Reshat Arbana … kryetari i bashkise
  6. Sheri Mita … Mikele
  7. Stavri Shkurti … xha Braho
  8. Mimoza Topalli
  9. Petraq Xhillari
  10. Muhamet Shehu
  11. Adrian Rruga
  12. Llambi Kaçani
  13. Tinka Kurti … nena e Halitit
  14. Dhimitër Orgocka… zoti Misir
  15. Adrian Rruga
  16. Kastriot Azizaj
  17. Sander Prosi … Sefedini
  18. Shpëtim Shmili … z. Valeta
  19. Sotiraq Çili
  20. Piro Kita … Tili
  21. Luftar Paja
  22. Margarita Xhepa
  23. Ilir Erzeni
  24. Marko Bitraku … Isufi, xhandari
  25. Kiço Keni
  26. Dhimitër Greku
  27. Gens Hasani
  28. Rifat Dajko
  29. Lefter Buçko
  30. Dhimitër Trajçe
  31. Alki Zeqiri
  32. Raqi Jankulla
  33. Abedin Hajro
  34. Laver Bariu
  35. Pertef Larti
  36. Remzi Lelaj
  37. Nëntor Xhemaili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*