Details

Gezhoja e vjeter (1980) film shqiptarë i plotë

Filmi “Gëzhoja e vjetër” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1980. Regjia: Saimir Kumbaro, Skenari: Neshat Tozaj, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Aleksander Lalo.

Përmbajtja e filmit:

Serveti është shok ushteri i vjeter i Pandit. Ky i fundit, është rekrutuar nga agjentët e huaj të kundërspiunazhit për të kërkuar informacione në lidhje me një uzinë ushtarake ku punon shoku i tij Serveti. Për të arritur qëllimet e tij, Pandi e kërcënon Servetin, duke e shantazhuar me nje gezhoje te vjeter, me te cilen Serveti ka plagosur aksidentalisht një shok të tijin gjatë shërbimit ushtarak. Serveti refuzon t’i shërbejë Pandit dhe vritet nga ai. Organet e hetusise e zbulojne me sukses Pandin si vrasesin e Servetit ne bashkepunim me “teze Leften” nje ish mik i babait te Pandit.

Gezhoja e vjeter

Gezhoja e vjeter

Interpretojnë:

  1. Viktor Zhusti…Pandi Mylla
  2. Sotiraq Bratko…Kujtimi
  3. Guiljem Radoja…Servet Saraci
  4. Mirush Kabashi…Bakia
  5. Adem Gjyzeli…Xhelal Bregu
  6. Vangjush Furrxhi…Thanasi
  7. Behije Cela…sportelistja e hotelit
  8. Ilia Shyti…babai i Servetit
  9. Violeta Dede…Miranda, e fejuara e Servetit
  10. Gjergji Melo…Fatmiri
  11. Jetmira Dusha…Deshira Kado
  12. Tonin Ujka…shef Zeneli
  13. Ali Bega…Josifi
  14. Paskualina Gruda…Arta
  15. Rrok Dajci…drejtori i ndermarrjes ku punon Pandi
  16. Manushaqe Qenani…mamaja e Servetit
  17. Binok Hatibi…sekretari i partise
  18. Ramadan Tafili…’teze” Lefta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*