Details

Kapedani (1972) Film shqiptarë i plotë

Kapedani është prodhuar në vitin 1972 nga Kinostudio Shqipëria e re, skenari i filmit është Skënder Plasari, Regjizor Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo, muzika nga Tahsim Hoshafi. Interpretojnë aktorë te njohur si Albert Vërria me rolin (xha Sulo), Nikolin Xhoja me rolin (xha Beqo), Flora Mërtiri me rolin(Kryetarja),Robert Ndrenika me rolin (djali i xha Sulos), Lazer Filipi me rolin (shoku Ropi) etj.

Permbajtja e filmit:

Filmi Kapedani

Filmi Kapedani

Xha Suloja e ka të vështirë të pranojë ta urdheroj një grua. Kulmi arrin kur kryetarja e kooperativës gjatë një alarmi natën e cakton të kujdeset për kotecin e pulave. Xha Suloja revoltohet: Një burrë me goxha mustaqe të meret me pulat!! Dhe e braktis detyrën… Por të nesërmen, merr vesh se organizata e partisë i ka vënë fletërrufe. Ai e heq fleterrufenë dhe kjo bëhet shkas i një konflikti me të madh. Xha Suloja kërkon të drejtën. Vendos ti drejtohet ish komisarit të dikurshëm. Ai është funksionar partie në kryeqytet. Niset. Atje ai ka të birin oficer. Rrugës sheh gra shofere, faturino, mjeke. Këto nuk i pëlqejnë. Ish-komisarin e gjen në punë fizike,por ç’të shoh?! Ky funksionar i bindt një gruaje brigadiere! Do që të bisedojë me komisarin, por heq dorë. Fillon të mendohet dhe nis rrugën e kthimit në kooperative me të tjera mendime. Dikush i propozon te pres mustaqet e gjata se ato ja kanë fajin….

Interpretojnë:

  1. Albert Verria……Xhaj Sulo
  2. Nikolin Xhoja……Xhaj Beqo
  3. Flora Mërtiri
  4. Zagorka Shuke
  5. Ismail Zhabjaku
  6. Lazër Filipi
  7. Robert Ndrenika
  8. Hyrije Ahmeti
  9. Ferit Gjevori
  10. Haxhi Sejko
  11. Melpomeni Çobani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*